in

32-vjeçari ia ngacmon sek*ualisht gruan vëllait që gjendet në Zvicër

Një rrahje në mes të disa familjarëve ka ndodhur mbrëmë në Studençan të Suharekës, si pasojë e një rasti të ngacmimit sek*ual, ku dyshohet se është i përfshirë njëri prej tyre.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njëri nga të dyshuarit e ka ngacmuar se*ualisht kunatën e tij, gruan e vëllait, i cili nuk gjendet në Kosovë. Për shkak të ngacmimit, plasi sherri mes tij dhe disa familjarëve, për çka u desh intervenimi i Policisë.

Viktima e këtij rasti, një grua 30-vjeçare ka deklaruar para zyratërve policorë se e ka njoftuar bashkëshortin i cili ndodhet në Zvicër për rastin e ngacmimit nga vëllai i tij dhe më pas është larguar nga shtëpia.

Policia ka arrestuar të dyshuarin për këtë rast, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor prej 48 orësh.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Shqipëria e “pushtuar” nga i nxehti afrikan, në Korçë ndodh fenomeni i rrallë/ Bllokohen rrugët nga breshëri, qytetarët detyrohen të… (Video)

Gruaja veshë bikini me flamurin kuq e zi, në Serbi