in

‘8 muaj pas saj’/ Olsi Bylyku tregon detaje se si u lidh me Eglin

Nuk ka qenë dhe aq e lehtë. Aktori Olsi Bykylku ka treguar se i janë dashur tetë muaj për të krijuar një lidhje me partneren e tij aktuale, Egi. I ftuar në “Më lër të flas”, Bylyku tha se Egli ka qenë fanse e zjarrtë e Olsit, specifikisht me rolin e tij si “Kimikati”, në “Portokalli”. Më pas, këngëtari ka shfaqur interesin e tij për ta njohur atë e pas një kohe të gjatë kanë krijuar lidhje.

Pjesë nga biseda:

Egli: Kemi qëndruar shtatë-tetë muaj njohje. Kemi dalë për rreth dy muaj por shumë rrallë, pastaj qëlloi sezon vere. Do të bënte një dorë jetë Olsi.

Olsi: Bëmë tre muaj pushim dhe pastaj…

Egli: Thashë meqë po e marr për burrë që 21 vjeçe, thashë ta shijojë dhe verën e fundit njëherë dhe…

Olsi: Dihet, nga Marikaj me origjinë, 20 vjeç mbyllet çdo gjë (qesh)

Egli: E konsiderova të kishim diçka bashkë më pas

Olsi: Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj vëllai jot. Çfarë ka kaluar ky shpirt

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

‘Çmendet’ Berlusconi, merkato yjesh te Monza. Ofertë Belottit, Icardit dhe Dybala

Aksident i rëndë, mjeti përplas për vdekje kalimtaren në Fushë Krujë