in

A është vërtet kështu? Çfarë shikojnë meshkujt tek një femër në takimin e parë?

Takimi i parë në fakt mbahet mend gjatë… Kur dilni në takim të parë me një mashkull, ju përpiqeni gjithnjë që të dukeni sa më mirë, të visheni sa më bukur në mënyrë që t’i bëni përshtypje.

Por në të vërtetë, çfarë shikojnë meshkujt te ju? Jo vetëm kaq por çfarë mendojnë ata kur ju shohin për herë të parë?

Si fillim, gjëja e parë që u bën përshtypje atyre është pamja juaj e jashtme. Të jeni të sigurta, që djemtë i vënë re të gjitha detajet te ju.

Ata do të shikojnë se si ju jeni veshur, nëse e keni tepruar me grimin apo se si i keni stiluar flokët. Meshkujt i shikojnë të gjitha që në fillim.

Një tjetër gjë që meshkujt dallojnë te ju në takim të parë është pikërisht vetëbesimi. Ai mund të të bëjë shumë pyetje ty për të parë se si ju do të përgjigjeni. Madje, ai do të vërejë dhe se si ju do t’i lëvizni sytë teksa flisni. Shfaqni vetëbesim.

Meshkujt shikojnë dhe se sa ju interesoheni për mënyrën e tyre të jetesës. Nëpërmjet pyetjeve tuaja, ai mund të gjykojë interesin tënd.

Një tjetër gjë që meshkujt vënë re është inteligjenca.

Një mashkull mund të të bëjë shpesh pyetje provokuese por ti duhet të përgjigjesh me mjaft finesë, maturi dhe zgjuarsi. Ai do të të vlerësojë jashtëzakonisht shumë.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Luiza Gega shpallet kampione Ballkani

Nuk është floriri! Ja kush janë 5 metalet më të shtrenjta në botë..!!