in

Aksident i rëndë në Laç, pla*osen dy persona

Një aksident mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në aksin Thumanë-Laç, në afërsi të vendit të quajtur kryqëzimi i Sanxhakut.

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë tre automjete e për pasojë janë plagosur dy persona që ishin pasagjerë në një prej makinave.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Këta emra janë të ndaluar me ligj tu vendosen fëmijëve në Shqipëri

Gjendet i pajetë burri në mes të rrugës, dyshimet e para