in

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen 2 të mitur, arrestohet një 25-vjeçar

Një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku raportohet për dy të mitur të lënduar.

Policia informon se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ka rënë në pranga drejtuesi i njërës makinë.

Në pranga ka rënë shtetasi A.F., 25 vjeç, në automjetin të cilit po udhëtonin edhe dy pasagjerët e mitur. Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin I.Ç., 24 vjeç i cili u përplas me makinën e 25-vjeçarit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 25 vjeç, banues në Thumanë, dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç., 24 vjeç. Në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. F., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. Ç.

dhe si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dy pasagjerët e mitur që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin A. F., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”,-njoftoi policia

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Era Istrefi feston ditëlindjen, sa vjeç bën këngëtarja?

Vala e të nxehtit afrikan godet Shqipërinë, meteorologia e njohur parashikon si do të jetë moti sot dhe kthesa e madhe që merr në fundjavë