in

Aksidentoi çiftin Konomi, Gjykata liron Ajas Sulejmanin pavarësisht se të pl*gosurit qëndruan me javë në spital

Ajas Sulejmani, i cili përplasi me automjetin e tij tek vijat e bardha në zonën e 21-Dhjetorit, çiftin Konomi dhe Foshnjen e tyre 3 mujshe ka lënë qelinë.

Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë ndaj tij, nga arrest me burg në arrest shtëpie, duke vendosur që 39-vjeçari të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.

Në seancën që është mbajtur këtë të martë togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Suljemanit për masë më të butë sigurie edhe për shkak të normalizimit të mardhënieve mes palëve, shkruan Faxweb.al.

Ndërkohë një tjetër argument i 39-vjeçarit për masë më të butë eshtë fakti se ai ishte baba i tre fëmijëve të mitur. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 8 majit, ku 39 vjeçari ishte duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara, në zonën e 21-shit, duke kaluar me të kuqe, e si rrjedhojë përplasi te vijat e bardha familjen Konomi.

Pasi shkaktoi aksidentin, ai braktisi aty mjetin me targa gjermane dhe u largua menjëherë.

3 orë pas aksidentit, ai u arrestua ne një spital privat po në Tiranë. I riu pretendonte se ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi në makinë kishte vajzën e tij të tramatizuar dhe se kish marrë lëndime.

Pas arrestimit ndaj tij prolurorira ngriti tre vepra penale: “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim mjeti ne menyre te parregullt”.

Ndërkohë që çifti Arjan dhe Vilma Konomi ndenjën në spital disa javë, pasi morën fraktura të shumta. Ndërsa fatmirisisht vetem me nje gërvishje shpëtoi fonja e tyre tre muajshe, e cila ndodhej në karrocë në momentin e aksidentit.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Artan Hoxha zbardh detaje të forta nga ekzekutimi i Xhuvanit dhe dëshmia e Dumanit, tregon 2 kategoritë që porosisin vrasjet në Shqipëri dhe paralajmëron arrestime “VIP”

E rëndë! U rrëzua teksa zbriste nga makina dhe pësoi dëmtime në kokë, vdes 60-vjeçari