in

Aktivistja e akuzoi liderin historik për situatën, Berisha i përgjigjet: Kam një apartament e 100 mijë euro, fëmijët m’i kontrollon Rama

TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me shoqërinë civile ku u diskutuan mjaft çështje. Kryedemokrati i është përgjigjur aktivistes Enida Kaziu, e cila ngriti zërin duke e fajësuar liderin historik për situatën ku ndodhet Shipëria. Në fund të aktiviteti, Berisha iu përgjigj dhe u ndal tek pasuria e tij. Ai tha se vetë zotëron vetëm një apartament 30 metra katrorë më të madh se ai që ka pasur në diktaturë dhe 100 mijë euro në llogari bankare. Berisha ftoi të gjithë që të konsideronin të paligjshme nëse arrinin të vërtetonin e gjenin qoftë edhe një qindarkë më shumë tek të ardhurat e tij.

“Meqë shkove personale do të të përgjigjem, Sali Berisha ka një apartament 30 metra katrorë më të madh se ai në kohën e diktaturës, pas 30 vitesh dhe 100 mijë euro në llogarinë bankare. Kushdo që gjen një qindarkë më shumë, është e paligjshme. Kam patur fatin e madh që Edi Rama, kryeministri të kontrollojë e rikontrollojë 100 herë fëmijët e mi. Të garantoj ty që jo Rama, por edhe të tjerët, të kontrollojnë edhe 30 vite të tjera, nuk do të gjejnë asgjë,”- tha Berisha ndër të tjera.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

‘Jam në ditët e fundit. Dua të dhuroj 720 mijë euro’! Vlonjati bie pre e mashtrimit në internet dhe paguan 20 mijë euro

UFO-t fluturojnë sërish mbi qiell? Dritat misterioze alarmojnë banorët