in

Akulli gjigant shkëputet nga mali dhe vret 6 persona në Itali. Ka të plagosur dhe mjaft të zhdukur

Itali- Tragjedi e tmerrshme në Itali. Një masë gjigante akulli është shkëputur nga mali duke lënë 6 persona të vdekur, tetë të plagosur (dy të huaj) dhe disa të tjerë janë zhdukur.

Ngjarja tronditëse ndodhi në majën e malit Marmolada në Itali.

Formacioni i akullit që u shkëput nga maja e Marmolada ra mbi litarët e alpinistëve që po ngjiteshin në majë. Raportohet se më 2 korrik në Marmolada temperaturat ishin rritur me rreth 10 gradë në majë.

Shtatë të plagosur u dërguan në spitalet e Belluno, Treviso, Trento dhe Bolzano ndërsa një është në gjendje kritike. Njësitë e qenve janë në kërkim të të zhdukurve. Situata është e rrezikshme sepse ekziston rreziku i shembjeve të mëtejshme. Tetëmbëdhjetë persona u evakuuan nga majat e Punta Rocca dhe të gjithë ata që ishin më poshtë u kthyen.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Itali/ Përplasje dramatike! Motori fluturon në ajër, shqiptari ndërron jetë direkt në vend

Rama më në fund e kupton: Sot artin tim e pëlqejnë më shumë pasi jam kryeministër