



Durrës- Ankorohet një superjaht në portin e Durrësit.




“Moonrise” u ankorua mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar.
Ndalesa e mëparshme e “Moonrise” ka qenë porti i Barcelonës, Spanjë.




“Moonrise” është në pronësi të Jan Koum, themeluesi i Whatsapp.




Jahti, 95 metra i gjatë është ndërtuar në Holandë nga Feadship dhe është dorëzuar në vitin 2020. Shpejtësia maksimale është 19.5 km dhe shpejtësia e saj e lundrimit është 16.0 kn. Fuqia vjen nga dy motorë me naftë MTU. Ai mund të strehojë deri në 16 të ftuar në 8 dhoma, me 32 anëtarë të ekuipazhit.