



Anulohet procedura e tenderit për ngritjen e satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” në hapësirë. Kush është problemi? Qeveria Rama njofton se procedura është anuluar pasi nuk ka pasur asnjë ofertë të paraqitur në përputhe me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.
Sipas njoftimit Agjencia e Prokurimeve Publike, objekti i kontratës me titull “Realizimi i monitorimit të territorit me shërbim satelitor, për një periudhë 3 vjeçare”, kishte një fond limit TVSH 7.2 milionë USD.




Një vit më parë Kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do të dërgojë në orbitë dy satelitë, të cilët do të monitorojnë territorin për veprimtaritë e kundërligjshme. Por pavarësisht vështirësive, Rama nuk ndalet pasi këtij projekti do t’i shkohet deri në fund duke finalizuar me sukses dërgimin e satelitëve në hapësirë.