Connect with us

Positivity Minds

Arsyeja e vështirë pse Shakira do të jetojë në Miami, nuk është për shkak të Piqué

Latest

Arsyeja e vështirë pse Shakira do të jetojë në Miami, nuk është për shkak të Piqué

Situata e Shakirës është delikate jo vetëm për shkak të ndarjes së saj me Gerard Piqué, por për gjithçka që kjo nënkupton. Prej disa muajsh këngëtarja është e komplikuar emocionalisht, edhe pse duket se zgjidhjet po vijnë.

Pasi borxhi i saj ndaj Thesarit Spanjoll u bë publik, këngëtarja kolumbiane arriti një marrëveshje ekonomike për të rregulluar situatën e saj në raport me drejtësinë fiskale të shtetit iberik.

Sa i përket ndarjes nga Gerard Pique, fillimisht u fol për “ngritjen e mureve” në shtëpinë e tyre në Barcelonë, por duket se situata do të shkojë më tej. Tashmë këngëtarja po e mendon seriozisht transferimin e saj në Miami të SHBA, ku ka një vilë luksoze.

Arsyeja? Ndihet e trishtuar në Barcelonë, sipas informacioneve të zbuluara nga gazetarët që e kanë ndjekur nga afër divorcin e bujshëm. Pavarësisht se ka jetuar për shumë vite në Barcelonë, gazetarët sigurojnë se ylli i pop-it nuk ka miqësi të forta në këtë qytet.

Kjo arsye e ka shtyrë t’i propozojë ish-partnerit të saj të zhvendoset në Miami bashkë me dy fëmijët. Diçka që qendërmbrojtësi i Barcelonës nuk e ka pranuar asesi, pasi nuk dëshiron që fëmijët e tij, Milan dhe Sasha, të shkojnë aq larg.

Prandaj, Pique iu ka kërkuar avokatëve që Shakira të mos i marrë dot fëmijët pa pëlqimin e tij si baba. Për momentin të gjithë do të qëndrojnë në Barcelonë, ndërkohë që familja do të gjejë një zgjidhje të dobishme për të dyja palët në gjykatë.

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.