in

‘Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës dhe afër zemrës sime’. Ministrja gjermane mbështet propozimin francez për veton bullgare

Gjermani- Edhe Gjermania ka mbështetur fuqimisht opsionin francez për zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, me anë të një postimi në Twitter, e ka cilësuar këtë si një mundësi që nuk duhet humbur dhe se shfrytëzimi i kësaj mundësie është në interesin strategjik si për BE ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.

Postimi i Plotë:

Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës dhe afër zemrës sime. E ardhmja e tyre duhet të jetë në BE. Kompromisi i paraqitur nga Presidenca Franceze për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut është një mundësi që nuk duhet humbur. Shfrytëzimi i kësaj mundësie është në interesin kryesor strategjik si për BE ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Tani është koha për të ecur përpara./ noa.al

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Berisha-Bardhit: ‘Ul kokën e hesht. Je thirrur në prokurori për vr*sjen e Xhuvanit’!

‘Fërkim’ apo ‘ftohje’ me Këlliçin? Berisha jep përgjigjen