in

Bashkëshorti i ministres Xhaçka gjatë pandemisë mori pagë lufte, por tani do investojë 5.5 milionë euro, akuzat e forta nga Opozita

Opozita vijon akuzat ndaj ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Në seancën e djeshme plenare në Kuvend, deputeti i PD, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Ai tha se bashkëshorti i saj ka përfituar prona publike në mënyrë të paligjshme.

“Vetëm me firmë te Edi Ramës mund të ndodhë që sot të jesh “shtresë në nevojë” dhe të përfitosh “pagë lufte” 400 mijë lekë të vjetra, dhe të nesërmen të gdhihesh investitor strategjik që ke kapacitet financiar për të investuar as më shumë dhe as më pak, por plot 5.5 milion euro. Ky është rasti i përfitimit të paligjshëm të pronave publike nga ministrja Olta Xhaçka”, shkruan Bardhi. Ndërkohë, edhe deputeti i PD Agron Shehaj është treguar kritik në fjalën e tij në Kuvend ndaj ministres Olta Xhaçka, në lidhje me investimet strategjike.

Shehaj ka reaguar me akuza të ashpra edhe ndaj bashkëshortit të ministres se ka shkelur ligjin dhe ka grabitur pronat.“Pasi kanë qëndruar në pushtet për 8 vite bëhen me resorte. Ky është fakt, dokumenti është fakt, ju thoni janë broçkulla. Nëse është thjesht si thoni ju, Kushtetuta Shqipëria është vend i korruptuar dhe Kushtetuta ka një nen që ndalon që ju të fusni duart në pronat publike. Ju nuk vjen turp vini këtu me xhepa bosh dhe dilni me resorte me pesë yje. Ku i gjetët milionat, dil këtu dhe thuaj ku i gjetët milionat”, tha ai.

Nga ana e saj, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, tha se as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk kanë shkelur asnjë ligj duke hedhur poshtë akuzat. Ndër të tjera, ajo e ftoi deputetin Shehaj ta çojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese.“Zoti Shehaj nuk ka turp më të madh se të vish këtu të hysh në Parlament duke paguar për mandatit e deputetit dhe ta blesh tekstin në politikë duke mashtruar. Ju ftoj që ta çoni çështjen në Gjykatë Kushtetues edhe do të merrni përgjigjen. Por, fillimisht ju ftoj të informoheni”, tha ajo.

Spiropali i përgjigjet Shehajt

Ndërkohë, seanca e djeshme në Kuvend është zhvilluar me debate mes deputetëve. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deputetit të PD Agron Shehaj se po cenon reputacionin e investitorëve.“Ju zoti Shehaj, po tentoni të bëni të njëjtën gjë në politikë, si në biznes, por ju po dëshmoni moskuptim. Bashkë me të tjetër, në rastin e një kërkese absurde për ngritjen e një gjyqi popullor.

Po tentoni që të cenoni reputacionin e investitorëve. Më vjen mirë që përmes kësaj interpelance kam mundësinë të theksoj se Investimet Strategjike duhet të shihen si një mundësi, si një potencial zhvillimi dhe si projekte të cilat meritojnë mbështetjen nga ana e organeve shtetërore dhe pse fatkeqësisht, ato sot janë shndërruar në ushqimin e radhës për traditën e vjetër politike, të përbaltjes së sulmeve ndaj qeverisë.

Jam e kënaqur sot qe do mund te qartësoj njëherë e mirë për qytetarët e këtij vendi, se statusi i investitorit strategjik nuk është një favor apo dhuratë që qeveria, në mënyrë selektive ua bën individëve të caktuar, por një e drejtë ligjore që u jepet investitorëve, që plotësojnë kriteret ligjore për ta marrë atë, kundrejt një të mire të madhe qe këta investitorë do t’i sjellin Shqipërisë”, tha ajo.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJM FANTASTIK për Tiranën dhe Shkupin: Me 170 vota PRO, Bullgaria heq VETON për Maqedoninë e Veriut

Momenti tronditës në kulmin e dasmës kur dhëndri qëllon me armë mikun e tij (Video)