in

Biden, Erdogan, Kurti, Johnson e Macron/ Ja cili pëlqehet më shumë nga qytetarët

Instituti amerikan IRI ka publikuar sondazhin rajonal për vendet e Ballkanit për vitin 2022. Ndër të tjerash, në këtë sondazh tregohet se sa pëlqehen liderët rajonal e botërorë nga shtetasit e Kosovës.

Sondazhit i prinë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me 65 për qind. Pas Biden, radhitet presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka marrë 40 për qind.

I treti në këtë sondazh është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas këtij instituti, Kurti pëlqehet nga 40 për qind e qytetarëve të Kosovës.

Pas Kurtit, me 38 për qind, i katërti radhitet kryeministri britanik, Boris Johnson.

Në top pesshen, presidenti francez, Emmanuel Macron ka marrë përqindjen më të ulët, vetëm 20 për qind.


What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Donika Kadaj-Bujupi: Gjithmonë jam ruajtur nga gafat, jam tutë, isha e re

Miratohet bonusi/ Rriten pagat për këtë kategori, Manastirliu njofton vendimin