in

Bordi i Çetit “godet” sërish xhepat e shqiptarëve, rritet çmimi i naftës

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend. Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi që të rrisë sërish çmimin e naftës për shitjet me pakicë. Rezulton se çmimi i naftës është rritur me 9 lekë.

Më 1 korrik, Bordi vendosi 243 Lekë/litri për gazoilin të standardit SSHEN 5902018, ndërkohë që këtë të martë, 5 korrik vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 252 lekë/litri.

Ndërkohë rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës nga 235 Lekë/litri, në 241 lekë/litri nga sot. Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër.

?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër.

?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

??Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejt

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Pse u v*a Martin Çeço? Dëshmon bariu: Zbuloi gabimisht një parcelë me kana*is, e kërcënonte një grup i fuqishëm, një makinë pa targa…

Shkrumbohen 10 hektarë pyje në Krujë, dyshohet se është i qëllimshëm