in

Bordi rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës, sa do të shitet gazi?

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e naftës me 9 lekë për litër. Duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme, nafta do të shitet me 252 Lekë për litër nga 243 lekë që është litri.

Benzina do të shitet me 241 Lekë për litër, ndërsa gazi do të tregtohet me 81 Lekë për litër.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, Bordi i Transparencës paralajmëron se do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Nuk kishte ndodhur në 70 vjet/ Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të thatësirës

Pasi u bë nënë, modelja shqiptare martohet me futbollistin turk