in

Bordi rrit sërish çmimin e naftës. Sa do të shiten benzina dhe gazi?

Nje punonjes karburanti duke furnizuar makinat nderkohe qe cmimet e karburanteve jane rritur se fundmi per te katerten here radhazi qe nga lehtesimi i pandemise. Ne pikat e tregtimit te operatoreve kryesore ne vend, nafta dhe benzina po shiten me 3 leke me shtrenjte. /r/n/r/nA fuel worker supplying cars while fuel prices have increased recently for the fourth time in a row since pandemic relief measures. In the petrol stations of the main operators in the country, oil and gasoline are being sold by 3 ALL more.

Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aksidentohet autobusi me udhëtarë, 6 të vd*kur dhe 25 të pl*gosur

Shakirës nuk i ndahen problemet, incident me makinë teksa shkonte në spital për të parë të atin