Connect with us

Positivity Minds

Burri mbolli parcelën me dr*gë, gruaja e mbron: E ka bërë vjehrra!

Latest

Burri mbolli parcelën me dr*gë, gruaja e mbron: E ka bërë vjehrra!

Një nuse e re këmbënguli ta shpëtojë bashkëshortin e saj që kishte mbjellë dr*ge duke ia hedhur përgjegjësinë vjehrrës, një gruaje të moshuar. Sipas deponimit së nuses, i shoqi nuk ishte fajtor, madje ai as që ndodhej fare në Shqipëri dhe fajtore për parcelën me hashash ishte e vjehrra. Por kjo e fundit nga ana e saj, ka mohuar gjithçka, duke u shprehur se farën e kishte blerë në treg për speca e domate.

Sipas burimeve të sigurta pranë policisë së Lezhës parcela me kan*bis u konstatua në zonën e Fushë Milotit, brenda rrethimit të banesës së shtetasit E.H. Gjithsej u numëruan 320 bimë të dyshuara si bimë cannabis sativa. Policia i tha Gazetës “Si” se në këto kushte u krye asgjësimi i rrënjëve dhe u tërhoqën për ekzaminime të mëtejshme vetëm pesë rrënjë të dyshuara bimë narkotike”. Në vazhdën e marrjes në pyetje të të dyshuarit kryesor, një 45-vjeçar me arsim të lartë, policia thotë se nuk u mjaftua vetëm me versionin e tij por edhe të të afërmve.

45-vjeçari E.H. këmbëngul – sipas dosjes që iu tregua Gazetës “Si” – se nuk gjendej në Shqipëri, në kohën kur mendohet të jetë mbjellë dr*ge dhe për këtë i sugjeroi policisë të këqyrë sistemin TIMS, i cili më pas vërtetoi se nga data 1 prill deri në 1 maj (data mes të cilave ai pretendon se është kultivuar dr*ga) nuk gjendej brenda vendit.

Megjithatë policia thotë se mosha e hashashit është në fakt disa javë përpara se ai të largohej nga vendi. Pra – përmend një burim i Gazetës “Si” – farat janë kultivuar më herët se sa data 1 prill pasi lartësia e hashashit ka qenë 0.5 deri në 0.8 metër. Por versionin më të çuditshëm e ka dhënë bashkëshortja e tij.

“Vjehrra ime duhet ta ketë bërë doemos, pasi vuan nga humbja e kujtesës dhe nga depresioni. Mbaj mend se në datën 10 prill vjehrra ime iku për të blerë sherebelë në Tregun e Milotit dhe se si e ku i bleu, nuk kam dijeni se lëviza një javë tek ime më. Kur u ktheva vjehrra më tha e shqetësuar: “Nuse bimët se si janë, nuk më duken njëlloj në pamje si vitet e kaluara”. Pastaj të dyja, bashkë me vjehrrën jemi përpjekur të gjejmë tregtarët që ia kishin shitur “farën e sherebelës”, por nuk e gjetëm dot”, është shprehur nusja.
Policia – siç mëson ekskluzivisht Gazeta “Si” – ka marrë në pyetje edhe të moshuarën , pra nënën e E.H. “Jam 78 vjeçe dhe bimët i mbolla afër muajit prill. Mbaj mend që i bleva si fara sherebele te një tregtar nga Shkodra. Isha në Tregun e Milotit për këtë gjë. Më pas tek i njëjti tregtar shkova dhe i kërkova fara për speca dhe domate që t’i mbillja në fidanishte. Madje ai më tha: “Merri këto fara se ke për t’ia parë hajrin”, thotë e moshuara në dosjen e policisë.

Ajo këmbëngul se i mbolli për domate dhe speca në oborrin e shtëpisë së saj dhe se as nusja dhe as i biri nuk ishin përfshirë dhe as që e ndihmonin për punët e bujqësisë. Bëhet me dije se këto deklarime janë kontradiktore midis dy grave. Polcia thotë se nusja përmend që vjehrra mbolli sherebelë, kurse e moshuara këmbëngul se mbolli speca e domate. “Ne do të presim aktin e pakundërshtueshëm të policisë kriminalistike – theksoi një burim policor – për të konfirmuar ashtu siç mendojmë ne, në mënyrë shkencore se dr*ga u mboll nga i zoti i shtëpisë përpara se ai të udhëtonte jashtë vendit”./

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.