in

Çfarë marrëdhënie ke me Edi Ramën? Braçe: 1 muaj flasim, 2 jo, të tretin zihemi prapë…

Tiranë- Ish-zv-kryeministri Erion Braçe njihet për kritikat e tij ndaj qeverisë.

Ai ishte pranishëm këtë të premte në “Më lër të flas”, ku ka komentuar mbi marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.

Braçe tha se i ka marrëdhëniet shumë të mira me kryeministrin, ku një muaj flasin e dy muaj nuk flasin. Mbi këtë marrëdhënie ai tha se kanë arritur të zgjidhin shumë punë prandaj është një mënyrë se si ata kanë zgjedhur të komunikojnë.

Romeo Veshaj: Më trego pak për fëmijërinë tënde, unë e di që je një djalë Kombinati…

Erion Braçe: Unë dhe Manushi jemi nga Kombinati, Manushi para meje unë pas Manushit.

Romeo Veshaj: Nuk ia thotë dot emrin, Edi Manushi.

Erion Braçe: Ne për Manush e njohim, po të jetë për Edi kemi një tjetër. Edi vetëm një ka.

Romeo Veshaj: Meqë ra fjala, si i ke marrëdhëniet me kryeministrin?

Erion Braçe: Shumë të mira i kam, një muaj flasim dy muaj nuk flasim, pastaj muajin e tretë zihemi prapë e nuk flaim për katër muaj. Është një mënyrë komunikimi mbi bazë të së cilës bëhen disa punë.

Romeo Veshaj: Mua më dukeni si një çift toksik

Erion Braçe: Mundet, por çmimi i lëndëve toksike që përdoren për bujqësi është rritur shumë

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Do hapet një aferë e madhe, do arrestohen peshq të mëdhenj”/ Blendi Fevziu del me paralajmërimin ‘bombë’

Ledri Vula tregon nëse është penduar që nuk ka vazhduar lidhjen me Dua Lipën?