in

Çfarë ndodhi? Reperi i njohur shqiptar përfundon në polici, zbardhen detajet

honatan Isufi, reperi i njohur si Don Xhoni është shoqëruar në stacionin policor pasditen e sotme. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i tha Gazetës Express se atij i janë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe gjashtë fishekë.

“Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishekë, kalibër 7.65 mm”, tha ai.

22-vjeçari u shoqërua më pas në stacionin policor.

“I dyshuari Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për t’u proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit”, tha Borovci.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Helmohen 180 persona në Kukës, reagon Safet Gjici (VIDEO)

Aksident i frikshëm në vend, plag*sen dy të rinj! Dërgohen me urgjencë në spital (EMRAT)