in

Çfarë po paralajmëron? “Mbase sot lajmi i mirë”, Rama shfaqet me

Në Madrid mbahet sot dita e dytë e samitit të NATO-s. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook një video me pamje nga punimet në samit, ndërsa janë mbledhur krerët e 30 vendeve anëtare të aleancës ushtarake që udhëhiqet nga SHBA, me fokus mbështetjen për Ukrainën.

“Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruan kreu i qeverisë, ndërsa shfaqet duke biseduar me liderët perëndimorë dhe presidentin bullgar Rumen Radev.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë lajmi i mirë që ka paralajmëruar kryeministri. Ndërkohë, Bullgaria ka njoftuar heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, duke zhbllokuar në këtë mënyrë procesin e çeljes së negociatave.

Kujtojmë se Franca ka përgatitur një propozim për zgjidhjen e çështjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duke ngjallur shpresa se deri në fund të këtij muaji mund të zhbllokohet procesi i anëtarësimit në BE.

Propozimi i Francës për heqjen e vetos bullgare parasheh që kërkesat e palës bullgare të përfshihen në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja të jetë garantuese për realizimin e tyre./abcnews.al

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Çfarë po ndodh? Aromë lufte në lindje, Stoltenberg i prerë: Putini na nënvlerësoi, tani do ta shohë…

Habit ministrja e Ramës: Rritja ekonomike e Shqipërisë më e lartë se vendet e Bashkimit Europian