Connect with us

Positivity Minds

Deklarata “bombë” e Ervin Karamuços: Zyrtari i lartë shqiptar që ka tentuar të shesë sekrete shtetërore një diplomati të huaj për shkollimin e djalit

Latest

Deklarata “bombë” e Ervin Karamuços: Zyrtari i lartë shqiptar që ka tentuar të shesë sekrete shtetërore një diplomati të huaj për shkollimin e djalit

Një zyrtar i lartë i kabinetit qeveritar ka tentuar të shesë informacione të klasifikuara si sekrete shtetërore për një diplomat të huaj, nga vendet “jomiqësore”.

Historia është bërë e ditur nga raporti vjetor i SHISH. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço zbuloi detaje.

Zyrtari shqiptar identifikohet nga SHISH si “Çelësi” dhe diplomati i huaj si “Rezidenti. Funksionari është kapur në përgjime, ndërsa ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar. Karamuço zbulon se zyrtari i kabinetit qeveritar do t’i shiste sekrete shtetërore diplomatit, në këmbim të shkollimit të djalit të tij jashtë.

Sakaq, diplomati është dëbuar nga vendi, ndërsa funksionari është shkarkuar nga detyra, por nuk është arrestuar. Për këtë ngjarje, tha eksperti janë vënë në dijeni Presidenti i Republikës dhe kryeministri.

“Dyshohet që është një funksionar i lartë që vitin e kaluar që ka komunikuar me një diplomat, kanë pasur shumë kontakte. Ai ka marrë para i është dhënë edhe një bursë nga ai shtet dhe në këmbim të kësaj ka dhënë informata sekrete shtetërore. Pseudonimi i tij është “çelësi” dhe i huaji është “rezidenti”. Është një histori që është mbajtur sekret.

“Çelësi” është një funksionar i kabineteve të larta qeveritare. Ka marrë para dhe ka çuar djalin në një shkollë jashtë vendit në këmbim të sekreteve shtetërore. “Rezidenti” është i huaji, e ka marrë në restorante jashtë Tirane. I ka qarë hallin, që unë kam vetëm një rrogë, dua të çoj djalin jashtë. Ky i ka thënë do të ndihmoj për djalin. Kanë rënë dakord. Deri këtu mbyllet historia e publikuar nga SHISH. Diplomati është larguar menjëherë dhe është shpallur non grata. Ndërsa zyrtari nuk e ka konsumuar si vepër. Presidenti dhe kryeministri janë në dijeni të kësaj ngjarje që ka ndodhur vitin e kaluar. Ai është lëvizur nga posti, por nuk është arrestuar. Bëhet fjalë për kabinetin e ngushtë”, tha ai.

Eskperti shton më tej se duhet të mësojmë se cili është “çelësi” i hapur në përgjime.

“Ne duhet të dimë kush është “çelësi”. Ky vend nuk mund të shitet për shkollim djali. Unë dua ai person që e ka bërë këtë gjë duhet të shkojë në burg. SHISH ka dashur ta bëjë në një formë skupi për të rritur edhe vigjilencën në shoqëri. Ne i dinim të vjetra këto. Do ketë të tjera tentativa dhe ne nuk duhet të kemi njerëz që shiten kaq lirë”, tha Karamuço.

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.