in

Detaje nga të shtënat në Radhimë/ Sapo ishte kthyer nga emigracioni, arrestohet i riu që q*lloi 5 herë drejt vëllait të tij (EMRI)A

Fax news mëson detaje nga ngjarja në Radhimë, ku u raportuan të shtëna me a*më zjarri në një beach bar të zonës, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin.

Burime bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur mes 2 vëllezërve. Eduart Kondi ka shtënë me a-*më zjarri në drejtim të vëllait të tij të vogël Benjamin Kondi.Të dy ata janë pronarë të Beach Barit në fjalë “Bora Bora”, dhe konflikti ka ndodhur për menaxhimin e plazhit.

Turistët e pranishëm në plazhin në fjalë janë shprehur për Fax Neës se kanë dëgjuar një seri të shtënash, 5-6 herë, ndërkohë që sherri mes vëllezërve dyshohet se ka nisur fillimisht në zonën e parkimit.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm në lidhje me ngjarjen, përveç konfirmimit të të shtënave me a*më.

Shumë prej pushuesve, një numër i madh dhe turistë të huaj, kanë lënë plazhin dhe janë larguar si pasojë e tronditjes nga ngjarja.

Gazetarja e Fax News raporton se të shtënat me a*më nuk kanë qenë në ajër, siç u tha fillimisht nga policia po në drejtim të barit.

Autori i ngjarjes vetëm pak ditë më parë kishte ardhur në Shqipëri, për shkak se ndodhej në emigrim.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

E rëndë në vend! Një person bie nga kati i dytë dhe humb jetën, ja çfarë dyshohet

Ndodh e papritura në seancën gjyqësore të Salianjit, Klodiana Lala zbardh arsyen