in

Dhjetë gjëra që nuk dimë për meshkujt (mësojini para se të martoheni!)

Nga redaksia e rubrikës AJO

Gjëja më e rëndësishme në një raport, që të jetë jetëgjatë, është ta njohësh partnerin/en dhe mirë madje! Janë disa detaje që zor se jemi të prirur ti dimë pasi dhe nuk përpiqemi, por duhet të jemi vigjilentë dhe t’i bëjmë sytë katër para se të jetë vonë, e sidomos para se t’i thuash PO!

Hej goca e gra, a dëshironi t’i njihni më mirë? Lexoni atëherë këtë speciale të noa.al.

Pëlqejnë të ndihen të pazëvendësueshëm

Shumë nga ne vajzat dhe gratë e kanë zakon të bëjnë si shpëtimtare: “Unë do të shpëtoj, do të të bëj ty një burrë më të mirë”.

Por ja që burrat dëshirojnë të ndihen heronj. Heroi që shpëton princeshën nga një situatë e vështirë apo nga ndonjë rrezik, qoftë kjo dhe një gomë e shpuar apo kapaku i shishes së salcës që mezi hapet. Nëse mund ti mbrojnë ose të zgjidhin diçka për to, e bëjnë me shumë kënaqësi sepse kjo i bën të ndihen më të nevojshëm dhe të rëndësishëm. Ndaj kot e keni të merrni ju flamurin e heroinës, atë e kanë zaptuar me kohë… ata!

Pasionet para së gjithash

Ok, ne duhet të jemi pasioni i tyre i parë dhe i vetëm. Dhe kështu është, na duan vërtetë shumë. Por kur luan skuadra e tyre e zemrës, ata nuk ndodhen më në këtë planet, për askënd. Gjen belanë po i shqetësove apo po kalove para televizorit në ato momente. Është e kotë të varësh turinjtë, ata nuk do të na kuptojnë kurrë ose më keq akoma as që e vënë re se je mërzitur. Atëherë më mirë të biesh në kompromis. Gjatë orëve që ata janë para televizorit, ti shko tako mikeshat e tua.

Nuk mund të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht

Është provuar shkencërisht se burrat bëjnë shumë mirë vetëm një gjë. Provoni t’u flisni atyre ndërsa po bëjnë diçka, ose t’u kërkoni që të flasin ndërsa bëjnë diçka. E kotë, nuk munden. Por kështu duhet të jetë, burrat duhet të jenë të fortë fizikisht për të mbrojtur familjen, ndërsa gratë duhet të kenë më shumë aftësi organizative. Prandaj mos u mërzitni nëse nuk kujton asgjë nga ato që i keni thënë dhjetë minuta më parë. Nuk e bën kastile, thjesht nuk po ju dëgjonte.

Mami është gjithmonë mami

Dihet se mashkulli është evoluar nga Homo Sapiens në Homo Mamas. Edhe pse provon të emancipohet, të bredhë pas fundeve të grave të tjera, ai sërish nuk mund t’i rezistojë thirrjes së mamit të tij. Gjithnjë do të keni krahasime mes jush dhe mamasë, si i lan mamaja këmishat, si i hekuros, si gatuan mamaja, si fliste mamaja dhe si flisni ju, e kështu me radhë. Ç’të bësh në të tilla raste? Të dorëzoheni? Kurrë! Por mund të bëheni mikesha të “armikut”, ta bëni aleate në raste grindjesh me bashkëshortin.

Preferojnë gjestet në vend të fjalëve

Ne flasim, flasim, flasim… Ata kanë faktet, dhe kjo është një meritë që duhet vlerësuar. Ndërsa ne humbasim në një det me fjalë, burrat na e tregojnë dashurinë duke na sjellë qoftë edhe thjesht një trëndafil, ose duke larë pjatat për ne. Gjeste të vogla por shumë të mëdha, që shpesh i nënvlerësojmë, por që janë një dëshmi e vërtetë dashurie. Prandaj kur të vësh re diçka të tillë herës tjetër, përqafojeni dhe tregojini dhe ju sa shumë e doni.

Janë narçizitë dhe vanitozë

Se sa shumë pëlqejnë të rrinë para pasqyrës, ne vetëm mund ta imagjinojmë. Meshkujt janë vanitozë, e tregojnë studimet e fundit. Gjithnjë e më shumë meshkuj po i drejtohen estetikës për depilime të ndryshme, pastrim të fytyrës e madje prenotojnë parukierin më shpesh se gratë. Duan të duken të bukur dhe të rregullt gjithmonë, të dëshirueshëm për zonjën e tyre. Prandaj ndonjëherë i thoni se është i bukur, bëjini qejfin, mos bëni kështu dhe ju…

Janë konkurrues

Për çdo gjë, burrat duhet të bëjnë garë mes tyre për të treguar se cili është më i forti dhe më i miri mes tyre. Në punë, në sport, shpesh edhe në çift. Pjesa më e madhe e burrave ka nevojë për këtë garë për t’u ndjerë të stimuluar dhe për të dhënë më të mirën nga vetja.

Nëse dashurohen, është përgjithmonë

E megjithatë pasioni duhet kultivuar. Shpesh kur burrat e gjejnë dashurinë e vërtetë, janë besnikë dhe të devotshëm, bashkëshortë model! Por nuk duhet t’i lini pas dore dhe nuk duhet të injoroni pasionin mes jush. Burrat janë si kafshëza të vogla, kanë nevojë për përkëdheli dhe përkujdesje të vazhdueshme dhe duhet të ndihen në qendër të vëmendjes dhe të dëshirave tuaja.

Janë shtëpiakë të shkëlqyer

Është e vërtetë, burrat bëjnë punë shtëpie dhe ndonjëherë i bëjnë më mirë se ne. Nëse vendosin se shtëpia duhet të shkëlqejë, i kushtohen asaj me mish e me shpirt.

Qajnë, edhe pse shpesh në fshehtësi

U pëlqen të duken burra të vërtetë, me zemrën gur dhe që nuk kanë asnjëherë frikë, sepse natyra dhe shoqëria ua imponon këtë rol. Por edhe ata mallëngjehen, aq sa edhe qajnë. Qajnë kur u lindin fëmijët, u vjen për të qarë edhe kur fëmija u reciton vjershëzën e parë, por mund të qajnë edhe kur ju kujdeseni për të nëse ka ndonjë grip të rëndë. Vëzhgojini mirë, ndoshta janë të ashpër, por janë të dashurit tanë, ata që duam dhe kemi zgjedhur për jetën. E megjithë defektet dhe fiksimet e tyre, ne nuk mund të bëjmë dot pa ta. /a.h/noa.al/

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Për ironikët e dëshpëruar që na pyesin a e rrëzuam Ramën…”/ Edi Paloka zbulon dy mesazhet e protestës së PD-së

Familja Shqiptare ateiste i heq me dhune shamine vajzes muslimane! Me pas ndodh ajo qe nuk e prisnin(VIDEO)