in

‘Dikur është rrahur vetë për fjalën e lirë’; deputetja e PD kryqëzon Edi Ramën: Po krijon ‘Spaçin’ e gazetarëve

Kryeministri Edi Rama e ka kapur keq me gazetarët kritikë të qeverisë, me ata që bëjnë pyetje të forta, jo “limonata” të parapërgatitura. Fillimisht dërgoi 2 muaj “riedukim” Ambrozia Metën e “Syri TV”, ndërsa dje ia preu këtë “biletë” edhe Klevis Mukës, pjesë e një televizioni tjetër.

Në fakt, për mënyrën e sjelljes me mediat, kreu i ekzekutivit shqiptar ka marrë shumë kritika nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve, por vijon të shpërthejë kur pyetet për gjëra që nuk i shkojnë për shtat.

Deputetja e PD, Flutura Açka, nuk e ka kapërdirë dot sjelljen e Ramës ndaj gazetarit Muka, në konferencën e djeshme për shtyp, ndaj ka reaguar fort në rrjetet sociale:

“E kush e mendonte se Edi Rama, njeriu që dikur është rrahur për fjalën e lirë, të kthehej në harbutin e mediave kur të ishte në pushtet. Në solidariteit me gazetarët! Si mund të kalojë nëpër duart e pushtetit të tij për t’u votuar statusi i gazetarit?

Do ta kthejë në “Urdhëri i gazetarit”, ose më keq akoma, në “Spaçi i gazetarit”. Fjala “Riedukim” në demokraci është marrë borxh nga diktatura. Në fakt, na duhet të hapim me ligj një shkollë: Shkolla e Riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës”.

Gazetari Muka e pyeti dje ministren Olta Xhaçka nëse kishte zbatuar kodin etik me bashkëshortin e shpallur investitor strategjik, çka e “nxori nga binarët” kryeministrin tonë, i cili i tha se për 3 muaj nuk do të lejohet më të marrë pjesë në konferencat e tij për shtyp, derisa të riedukohet si Ambrozia Meta.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Riedukimi” i gazetarit nga Rama, Unioni thirrje kryeministrit: Të ndërpriten masa të tilla menjëherë, të pazakonta për mediat

Tronditje në Greqi: Vajza shqiptare mbyllet në bodrum nga babai dhe vëllai. Arsyeja ha diskutim