in

Divorci i bujshëm me Shakira. Ish-partnerja e Pique thyen heshtjen, sqaron gjithçka

Ndarja mes Gerard Pique dhe Shakira monopolizoi të gjithë prozhektorët, u bë temë e momentit në të gjitha mediat. Që atëherë ka pasur thashetheme pafund; pabesi të pretenduara, probleme që vinin nga larg, festa të Gerardit dhe lloj-lloj spekulimesh. Stuhia mediatike ka qenë e tillë, saqë disa protagonistëve iu desh të thyenin heshtjen për të sqaruar thashethemet e ndryshme.

Njëra prej tyre ka qenë Núria Tomás, aktore, ish e dashura e futbollistit të Barcelonës. Ajo pati premierën e një dokumentari. Projekti i saj nuk ka të bëjë fare me ndarjen mes Piques dhe Shakira, pavarësisht se lansimi përkoi me divorcin e bujshëm. Ishte një rastësi e pastër. Megjithatë, Núria pothuajse u detyrua të shpërndante një video në llogarinë e saj në Instagram për të dhënë më shumë shpjegime.

“Doja ta realizoja këtë video pas disa ditësh thashetheme, ndërkohë që po shijoj lindjen e fëmijës tim të dytë. Më duhet të shprehem për atë që ka ndodhur në dy javët e fundit. Më duhet t’ju tregoj se çfarë mendoj, sepse është kollaj të heshtësh dhe di ta bëj shumë mirë.

Ka qenë një ngacmim total dhe pushtim i telefonit tim me mesazhe gjatë kohës që më shtruan në spital. Një tmerr. Natyrisht, kam marrë edhe mesazhe të bukura. Doja të falenderoja mediat që janë kufizuar në transmetimin se kisha nisur një serial, pikërisht në atë moment, pa gjykuar se respekti vlerësohet. Nëse keni menduar se e kam bërë këtë serial për të folur mbi lidhjen që kam pasur 12 vite më parë, atëherë nuk do ta gjeni atë. Do të zhgënjeheni”.

Në në këtë mënyrë ajo sqaroi të gjitha thashethemet që lindën si pasojë e ndarjes mes Piques dhe Shakirës: “Unë flas për dy minuta dhe vetëm në kapitullin e pare. Brenda një konteksti flas edhe për ish-partnerët e tjerë që më kanë ndikuar shumë, familjen time, punën që bëj. Ajo anekdotë është pjesë e jetës sime.

Ajo që them në atë kapitull të parë është shumë e këndshme, nuk ka thashetheme. Seriali do të dilte një muaj më parë, por u vonua për shkakun tim, përkoi me lajmin e ish-partnerit tim. Unë nuk e dija se çfarë po ndodhte mes tyre”.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Yll Limani zbulon se kush është ‘muza’ që e frymëzon për këngët e tij

Pioli shijon pushimet e ëndrrave: Vera më e mirë e jetës sime, nuk kam qenë kurrë kaq milanist