



Policia e Elbasanit ka bërë me dije se është gjendur trupi i pajetë i 67-vjeçarit në rezervuarin e Hecit.
Njoftim i Policisë:
Policia e Elbasanit, raporton se një trup i pajetë është gjetur i m*ytur në një rezervuar me ujë.
Sipas policisë, më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në rezervuarin e Hecit, shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas.
Paraprakisht kishte bërë kallëzim djali i tij, për largimin nga banesa të 67-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake e ku*omës nuk u konstatuan shenja dh*ne apo dëmtime të tjera.