in

E kritikoi se rrinte shumë kohë në celular, adoleshenti bën veprimin ekstrem ndaj gjyshit të tij

Një adoleshent në Itali i ka marrë jetën gjyshit të tij pasi ai e kritikoi se shpenzonte shumë kohë në telefon. Mediat në vend raportojnë se 15-vjeçari nga Bucchianico (Chieti) fillimisht është grindur me gjyshen e më pas ka sulmuar gjyshin, duke e goditur për vdekje.

Adoleshenti raportohet ta ketë goditur të moshuarin me fshesën e korrentit, me karrige dhe shqelma.

Gjatë dhunës, i riu, i ndjekur nga shërbimet sociale për probleme psikiatrike, filmoi me celular dhe më pas publikoi pamjet në statusin e tij në WhatsApp.

78-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Peskarës, ndërsa djali është arrestuar me akuzën e vrasjes së rëndë me dashje. Tani ai ndodhet i shtruar në spital në Policlinico di Chieti, i ruajtur nga ushtria.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Shihni momentin çfarë ndodh kur makina jonë goditet nga rrufeja? Video

Dëshmi të reja tronditëse dalin për skandalin e “Dubai Porta Potty”, çfarë ka ndodhur