in

‘E shndërron Shqipërinë në lavatriçen më të madhe në Europë’; PD kundër amnistisë fiskale të Ramës

Partia Demokratike ka denoncuar sot projektin e qeverise së kryesuar nga Edi Rama për amnistinë fiskale. Përmes një deklarate për shtyp nga selia blu, zëdhënësja Floriana Garo e pa këtë nismë si kri*inale, në shërbim të larjes (pastrimit) të parave nga njerëzit pranë qeverisë, që i kanë fituar ato përmes korrupsionit:

“Ligji i amnistisë fiskale, i Edi Ramës, është dëshmia tjetër flagrante e lidhjes së Edi Ramës dhe ministrave të tij me kr-*min, por edhe e vendosmërisë së tij për të penguar hapjen e negociatave me BE.

Ky ligj, Shqipërinë, vendin tejet problematik për larjen e parave, e fut automatikisht në listën e zezë të këtyre vendeve. Shqipëria sot, është tashmë arena kryesore e larjes së parave të kr*mit në Europë. Të dhënat e fundit dëshmojnë se, nga 3 miliard euro prona të blera nga shqiptarët, vetëm 1 miliardë janë transkaksione bankare, kurse 2 miliardë janë dhënë cash me valixhe apo strajca.

Sipas këtij ligji, Edi Rama ka vendosur që çdo qytetar shqiptar, rezident në Shqipëri apo emigrant, që ka vënë pasuri nga puna në të zezë, por jo kr*minale, mund ta deklarojë tashmë atë, duke paguar një tatim të veçantë që varion nga 7 deri në 10%.

Por, ju ftojmë të shtrojmë pyetjen: Kush janë këta emigrantë që me djersë, sakrificë, punë me orare të tej zgjatura, dy turne, ose punë të rënda fizike, të kenë vendosur një pasuri të tillë? Përgjigja është, shumë, shumë pak.

Ky ligj ndonëse paraqitet sikur po lehtësohen emigrantët në të vërtet ai ka si synim: Së pari, larjen e qindra miliona eurove nga Rama dhe ministrat e tij të vjedhur në tendera e prokurime publike, të bëra në trafiqe kr*minale e të vendosura në llogaritë off-shore, ose në emra fonio për të fshehur veten pas tyre.

Po rikujtojmë këtu se, vetë Edi Rama akuzohet në raportin e OSBE të vitit 2014 se ka të fshehura në llogari offshore 200 milion euro dhe këtë akuzë ai nuk guxoi ta përgënjeshtrojë asnjëherë.

Së dyti, ligji nuk ka asnjë lidhje me punën në të zezë të emigrantëve tanë, por lidhet direkt me larjen e miliarda euro para dr*ge e k*imi të bandave të lidhura me qeverinë, dhe që bëjnë ligjin në narkoshtetin e Edi Ramës.

Së treti, emigrantët po përdoren vetëm si fasadë! Kjo amnisti nuk është për emigrantët e ndershëm, por për të besuarit e Ramës, klientelën dhe investitorët e tij strategjikë, të privilegjuarit e tij. Si përfundim, PD dënon me ashpërsinë më të madhe këtë amnisti fiskale si një akt kr*minal që realizohet për botën e kri*it qeveritar dhe fut Shqipërinë në listën e zezë për larjen e parave të pista.

Mbi të gjitha, ky akt largon shqiptarët akoma më shumë nga Bashkimi Europian. Kjo amnisti shndërron zyrtarisht Shqipërinë në mega-lavatriçen gjigande të parave të kri-*it në Europë. Ajo është e rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe duhet anulluar menjëherë.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ka kryer 4 operacione pas aksidentit, 8 herë kampioni i botës tregon plagën e stërmadhe në krah

Kush janë dy zv.Drejtorët e Policisë të arrestuar për vr*sjen e Pjerin Xhuvanit (EMRI+FOTO)