in

E trishtë! U v*a nga nëna e saj, përcillet për në banesë e fundit 5-vjeçarja, ja mesazhi i fortë që jep kryepeshkopi

Ditën e sotme është në zi qyteti i Mascalucias, në Katania, pasi përcillet për në banesën e fundit Elena Del Pozzo, 5-vjeçarja që u v*a mizorisht nga nëna e saj, Martina Patti. Flamujt janë ulur në gjysmështizë të gjitha zyrat komunale për të nderuar vogëlushen. Dyqane, organizata politike, shoqërore e prodhuese dhe shoqata sportive u ftuan të merrnin pjesë në ceremoninë mortore

Funerali u mbajt nga katedralja në Katania, ndërsa ceremonia u udhëhoq nga Kryepeshkopi Luigi Renna i cili tha: “Lërini fëmijët të kthehen në qendër të jetës sonë. Le të mos i v*asim me gurë nënat e tyre”.

Predikimi i kryepeshkopit – Hyrja në katedrale e arkivolit të vogël të bardhë me lule të bardha u përshëndet nga një duartrokitje të gjatë nga njerëzit që u ngritën në këmbë. Riti i varrimit u drejtua nga Kryepeshkopi Metropolitan i Katanias Luigi Renna, i cili u lut duke vendosur dorën mbi arkivolin e vogël.

“Fjala e fundit për të gjithë ne që si gjyqtarë jemi gjithmonë gati të vr*sim me gurë dikë që ka gabuar. Lexova në një mur në qytetin tonë, pranë Kishës së Dashurisë Hyjnore, një fjali që kërkonte prehje të përjetshme për Elenën dhe mundim i përjetshëm për nenën e saj. Mendoj se Elena e vogël nuk do te ishte dakord me ato fjalë si çdo fëmijë.

Dhe ju prindër mos ua mësoni fëmijëve tuaj dhunën e fjalëve as ne rrjetet sociale dhe as ne mure. Një fëmijë, ai që ka vendosur Jezu Krishti në qendër, nuk është në gjendje të konceptojë hakmarrje, karrige elektrike, trekëmbëshe mediatike dhe nëse i mëson këto, i mëson nga ne. Fëmijët janë “të pastër në zemër” thotë Jezus Krishti dhe nuk dinë të marrin as armë e as të rrëmbejnë gurë”, ky ka qenë mesazhi i fortë i kryepeshkopit.

Përpara një bazilike të mbushur me familje dhe miq, kryepeshkopi shtoi më pas: “Dhe nëse një ditë do të ketë vik*ima të tjera si Elena jonë e vogël, kjo do të jetë sepse dikush do të ketë mbjellë barërat e këqija të urrejtjes dhe hakmarrjes në fushën e Zotit. Le të përpiqemi të mbjellim atë që Krishti dhe çdo njeri i gjallëruar nga vullneti i mirë shpërndajnë me bollëk: mëshirë, devotshmëri, drejtësi, dialog, parandalim të çdo forme dhune. Vetëm në këtë mënyrë nuk do të ketë më funerale të tilla. Virgjëresha e Shenjtë dhe Shën Agatha marrin për dore Elenën e vogël dhe luten për të gjithë ne të rriturit, sepse ne dimë të shtrijmë dorën, të ngrihemi në majë të gishtave, të mbajmë hapin me fëmijët”.

Funerali-Komisariati i Katanias mori të gjitha masat për mbarëvajtjen e funeralit të Elenës 5-vjeçare.

Rreth treqind njerëz prisnin makinën e varrimit, ndërkohë që aty gjendeshin dhe dhjetë kurora me lule. Në shoqërimin e arkivolit ishin babai i Elenës, Alessandro, gjyshi Giovanni, halla, Martina Vanessa dhe gjyshja Rosaria Testa.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“E ç’më duhet mua”- Aktori Mehdi Malkja në tryezë me ish kryeministrin Berisha: Po nuk hoqëm këtë, nuk kemi gjë në vijë! Sa herë hidhet gaz…

Vuçiç merr sot vendimin për pjesëmarrjen në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor. Rama e refuzoi një ditë më parë