Latest
Einxhel Shkira i kthehet keq komentuesit
Tiranë- Festivali “Sunny Hill” është kthyer temë e ditës. Festivali ishte programuar në Kosovë. Por më pas u zhvendos në Tiranë.
Të përfshirë në debat janë edhe mjaft artistë. Janë të shumta reagimet e fansave për temat e diskutuara. Ka prej tyre që reagojnë pozitivisht, ka qe edhe kritikojnë apo përdorin fjalor vulgar.
Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe moderatores së njohur, Einxhel Shkira.
Shkira ka reaguar së fundmi në lidhje me temën më të zjarrtë të momentit, zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.
Përmes disa statuseve në rrjetin social “Twitter”, Einxhel shprehet se kjo është një humbje e madhe për Kosovën, megjithëse është e lumtur që festivali do të zhvillohet në Tiranë.
Ajo madje u bëri thirrje organizatorëve se do të dëshironte që në “Sunny Hill” të promovoheshin artistët dhe Dj vendas, pasi sipas saj “ka ardhur koha të respektojmë njëri-tjetrin”. Në një status tjetër ajo shkroi: “Nëse nuk është PM dhe Dagz nuk vij”.
“O na plasi t*api po nuk erdhi ti”- i shkruan dikush Einxhel dhe ky koment nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e saj. Moderatorja i ka kthyer madje një përgjigje duke i shkruar: “Ty të daltë një lule në ball ishalla, por po flas për ata që nuk u plas jo për ty që të plas.”
