in

EMOCIONUESE/ Emigranti shqiptar takon për herë të parë vajzën: Vd*ksha unë për ty, o mbretëresha ime (Video)

Historitë e emigrantëve shqiptarë janë shpesh tragjike dhe të dhimbshme, por filmimet më poshtë tregojnë një moment lumturie, mbushur me emocione të forta.

Është çasti kur emigranti shqiptar takon për herë të parë vajzën e tij 18 muajshe, pasi ishte larguar drejt Italisë kur bashkëshortja ishte shtatzënë.

Pamjet janë filmuar në një aeroport në Itali, kur ai ka mundur të tërheqë më në fund familjen dhe kur sheh për herë të parë të bijën.

“Si nuk të kishte marrë erë babi ty, që vdeksha unë për ty o mbretëresha ime” dëgjohet të thotë emigranti mes lotësh.

Filmimet janë shpërndarë nga kreu i PD, Sali Berisha, të cilit ia ka dërguar gjyshi i fëmijëve sipas ish-kryeministrit.

Video e marrë nga facebook i Sali Berishës:

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Valixhe e dyshimtë tek Rruga e Kavajës, reagon policia

Moti merr kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë nesër