



Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë organizuar së fundmi babe shoëer-in për fëmijën që pritet të vijë në jetë.
Dyshja e artistëve konfirmuan përmes një videoje të ëmbël, të publikuar disa javë më parë, se do të bëhen prindër të një vajze.








Së fundmi, ata kanë mbajtur dhe festën për vogëlushen e tyre, meqë me 5 korrik këngëtarja festoi ditëlindjen e saj të 26-të, ajo mbrëmë pati festë të dyfishtë, atë të ditëlindjes dhe të festës së bebit.




Ka qenë vetë këngëtarja, e cila ka ndarë pamje me ndjekësit nga ambienti që është dekoruar deri në detaje.




Videon e ka shoqëruar me këngën e tyre “Ama”.
Sigurisht, në festë nuk kishte se si të mungonte dhe tezja, Greta Koçi, e cila ka ndarë gjithashtu një moment të këndshëm në rrjet./abcnews.al/




Shiko videot: