in

Fevziu i pakënaqur me amnistinë fiskale: Ma kanë tatuar rrogën 23%. Më mirë mos ta kisha deklaruar për 10 vjet!

TIRANË- Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka shprehur pakënaqur me kushtet e amnistisë fiskale. Gjatë emisionit të tij “Opinion”, Fevziu tha se ai dhe të tjerët kanë paguar 23% të pagës së tyre si taksa. Ndërsa emigrantët do të paguajnë 7%.

“Jo se këtë do ta them. Do na kishte rënë më mirë secilit prej nesh këtu mos ta kishim deklaruar rrogën 10 vjet. Tani shkonim në amnisti fiskale me 7%. Ne kemi paguar me 23%. Kjo pastaj është…Jo le t’ua marri, le t’ua amnistojë, por t’ua taksojë sa gjithë të tjerëve,”-tha Blendi Fevziu.

Amnistia Fiskale është deklaruar nga qeveria si mundësia për të legalizuar paratë e të gjithë emigrantëve shqiptarë. Pasi u refuzua dhe u kundërshtua publikisht herën e parë që u propozua, u rikthye edhe njëherë me Këshillimin Kombëtar. Sipas projektligjit që ëshët prezantuar deri më tani, shteti u jep mundësinë emigrantëve që të legalizojnë deri në dy milionë euro.

Në rastet kur subjektet deklaruese duan t’i transferojnë shumat e deklaruara jashtë vendit para këtij afati, ndaj tyre parashikohet penalitet në masën 30% të shumës së transferuar. Nëse subjektet vendosin t’i investojnë pasuritë e deklaruara në tituj shtetëror, bono thesari apo obligacioni jo më të vogla se 2-vjeçare, Banka e Shqipërisë do të mbajë një tatim prej 5% të shumë totale për investimet e bëra në 4-mujorin e parë prej hyrjes në fuqi të ligjit dhe 7% pas kësaj periudhe kohore.

Projektligji parashikon në mënyrë jo shumë bindëse se politikanët dhe familjarët e tyre të afërt nuk do të mund të përfitojnë, por në kushtet e “familjarëve të afërt” kanë vendosur kriterin e gjendjes civile “në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.”

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

‘Mbajini të gjitha paratë, por ma ktheni’! Foli në protestën e Berishës, aktivistit i humb portofoli dhe apelon t’ia kthejnë

‘Shqipëria e Madhe do vijë nga Moska’! Unë i thosha: Jo! Do vijë nga ‘Iluminati’. Alfred Cako flet për vd*jen e Kastriot Myftarajt: Mister!