in

Fifi uron Adisin për ditëlindje me videon intime nga shtrati: Do të të ruaj gjithë jetën dhe nëse…

Pavarësisht kritikave apo polemikave të shkaktuara së fundmi, Fifi nuk ka ndërmend t’i ndalojë postimet intime me të dashurin e saj Adis Patushi.

Ky i fundit feston sot ditëlindjen dhe këngëtarja i ka bërë dy dedikime shumë romantike në rrjetet sociale. Ajo ka postuar fillimisht një video në Instagram, ku shihet duke interpretuar këngën e ditëlindjes në dhomën e gjumit të zbukuruar me tullumbace.

Teksa i afrohet me tortë në dorë, Fifi i dhuron një puthje pasionante në buzë.

“Adisin Fifi e do shumë. Gëzuar ninxha im, gëzuar o ma i bukuri botës. Më gjete dashuri dhe do të të ruaj gjithë jetën dhe nëse e kemi gjithë botën kundër”, shkruan ajo.

Më pas ajo postoi një tjetër foto ku çifti pozojnë së bashku për një selfie duke shkruar: “Të gjithë botën e kthej përmbys për ty, gëzuar dashuri”.

Ndërkohë Adisi i shkruan në seksionin e komenteve: “Ti je mrekullia ime e jetës, e unë për ty malet kam me i ça…! Ti je jeta ime e mbetur, ti je Magjia ime e gjetur!! Faleminderit e imja jetë.“

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Oriola Marashi poston foto pa make-up, ja si duket modelja

Temperaturat kapin shifrat ekstreme, ekspertët të shqetësuar: Ky është një problem shumë i madh, ja nga çfarë rrezikohemi