in

Follow Vendimi i pazakontë! Gjykatësi gjobit Bashkinë e Gjirokastrës me 560 milionë lekë për një aksident

Gjirokastër- Një vendim të pazakontë është dhënë nga Gjykata për Bashkinë Gjirokastër.

Bashkia e Gjirokastrës është gjobitur me 560 milionë lekë të vjetra nga Gjykata Administrative për aksidentin e një fëmijë. Por bashkia thotë se vendimi është absurd dhe mbi të gjitha shuma e dëmshpërblimit është e ekzagjeruar. Ky është rasti që ka trajtuar sonte emisioni Stop në Tv Klan. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Ramiz Lala, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës.

Gjithçka nisi pas një aksidenti në vitin 2020 në lagjen “Kodra e Shtufit” në qytetin e gurtë. Një vajzë e mitur 6 vjeç me aftësi ndryshe, duke luajtur përpara pallatit të saj, rrëshkiti në cep të një rruge dhe ra nga një lartësi 6 metra. E mitura shpëtoi paq nga ky aksident. Por familja e vajzës hapi gjyq dhe gjyqtari Ramiz Lala ka dhënë një dëmshpërblim për familjen një shumë të ekzagjeruar, 560 milionë Lekë të vjetra.

“Vlera është shumë e lartë, për ne është rast i paprecedent, është në vlerën 56 milionë Lekë të reja. Ndaj e bëjmë publike këtë rast, sepse mendojmë se taksapaguesit gjirokastritë nuk kanë pse të ngarkohen me një shumë kaq të madhe. Vlerësojmë që është një vendim që nuk qëndron nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, që në vlerësimin tonë, nuk janë marrë parasysh shumë prova dhe fakte. Nga ana njerëzore e kuptojmë shumë situatën, madje shprehim dëshirën tonë për ta ndihmuar por brenda limitit, nënkupton brenda mundësive tona, që një fëmijë me aftësi ndryshe, por nga ana ligjore vlerësojmë që vendimi i gjykatës nuk qëndron”, thotë drejtoresha juridike e Bashkisë së Gjirokastrës.

Por prokurori i Gjirokastrës, Julian Çafka, në hetimet që ka bërë për ngjarjen e vitit 2020, nuk e gjen Bashkinë Gjirokastër përgjegjëse për aksidentin që ndodhi, duke argumentuar se ana e rrugës ku rrëshkiti fëmija i takonte privatit dhe duhet të rrethohej nga privati, dhe jo nga instancat të pushtetit vendor.

Për Bashkinë e Gjirokastrës vendimi konsiderohet absurd dhe i dyshimtë. Aq më tepër, kur nëna e fëmijës, e cila është edhe kujdestare e vajzës me aftësi ndryshe, punon si sekretare në Gjykatën Civile të Gjirokastrës.

Një zyrtare e Bashkisë së Gjirokastrës u paraqit në Gjykatën Administrative për të takuar gjykatësin që ka dhënë këtë vendim. E pajisur me kamera të fshehtë nga emisioni Stop, zyrtarja e bashkisë “u prit me këmbët e para” nga gjyqtari Ramiz Lala. Ai kërkoi që zyrtarja e bashkisë të nxirrej jashtë.

Por kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, thotë se vendimi i Gjykatës Administrative është apeluar dhe për gjyqtarin Ramiz Lala është bërë kallëzim në SPAK.

Kryebashkiaku Flamur Golemi: Si mjek shpreh gjithë keqardhjen për çfarë ka ndodhur për një fëmijë me aftësi ndryshe, për fëmijën dhe për familjen. Si kryetar bashkie kam gjithë përgjegjësinë dhe patjetër do i shkoj deri në fund së bashku edhe me stafin, edhe drejtoria juridike e ka filluar tashmë procedurën për të ndjekur gjithë hapat ligjorë për t’i shkuar deri në fund kësaj historie se në fund kam përgjegjësi për çdo taksë që derdh taksapaguesi gjirokastrit.

Marrë nga tvklan.al

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

E pazakontë! Maturë me ‘sheikë’ në Peqin!

Programi i ri i punësimit/ Kryeministri grek shpall 15 mijë vende të lira për qytetarët mbi 45 vjeç