in

FOTO/ Lojtari spanjoll bëhet viral, “bukë me vete” dhe me çadër në plazhin publik

Manu Trigueros, lojtari i Villarrealit, është bërë viral në internet me fotot e tij gjatë pushimeve verore që po kalon me familjen e tij.

Djaloshi edhe pse i ka të gjitha mundësitë financiare për të shijuar pushime luksoze në ndonjë jaht apo në ndonjë ishull magjik, spanjolli ka vendosur të veprojë ndryshe nga të tjerët.

Një nga momentet e tij që po kalon pushimet verore, shihet i ulur në tavolinë e i veshur me kanatjere të bardhë, duke shijuar një pjatë gjellë nga duart e mamasë së tij dhe një gotë verë.

Në foton tjetër ai gjendent në një plazh publik, në Playa de Benicasim, me vajzën e tij pranë bregut të detit, ku duket qartë se ka ngulur çadrën e tij të plazhit në rërë dhe një copë të shtruar në tokë për të qëndruar.

“Kur arrita për testet, shokët e skuadrës më tallën pak për fotot e mia të postuara, por unë i marrë me shaka dhe sportivitet. Fotoja ime duke ngrënë një pjatë gjellë në Talaveram në psikun e vapës, tërhoqi shumë vëmendje. Sidoqoftë, gjella e nënës sime është shumë e mirë.

Mua nuk më pëlqen të vendos foto jahtesh e gjërash luksoze në rrjetet e mia sociale. Verën e kam shijuar shumë kështu në mënyrën time, më shumë se kushdo tjetër”, është shprehur Trigueros./ h.ll/albcnews.al

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

‘Djali mb*ti me duar të atin’/ Policia arr*ston autorin, 58-vjeçari me prec*dentë të mëparshëm penal

Adelina Tahiri në Kalimera, shumë e bukur me filtera