



Një shqiptar është gjetur i pajetë nga gruaja jashtë shtëpisë në Cigognola të Italisë. Bëhet fjalë për shtetasin Sokol Prenga, 47 vjeç.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u gjet i vd*kur gjatë orëve të para të së mërkurës.




Gruaja lajmëroi menjëherë policinë, të cilat shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet për një vd*kje nga shkaqe natyrale.




Pas ekzaminimeve trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ta përcjellë në banesën e fundit.