in

Gjendet me fyt të prerë në oborrin e shtëpisë ish-kryebashkiaku , fqinjët rrëfejnë detajet shokuese: Dëgjuam britma!

Një gazetar i njohur, njëherësh ish-kryebashkiak në provincën e Lodit, në Itali, është gjetur i vrarë në kopshtin e shtëpisë së tij.

Pierangelo Repanati u gjet i pajetë në shtëpinë e ndodhur në Corte Palasio, teksa hetuesit kanë konstatuar se ai ka shenja të prerjes në fyt. Dy të çarat në fyt kanë qenë edhe shkak për vdekjen e tij.

Fqinjët kishin dëgjuar britma për ndihmë nga kopshti ku u gjet më vonë trupi. Në fakt, kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë që ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, të hënën e 27 qershorit, rreth orës 22:00. Karabinierët së bashku me magjistratën e shërbimit dhe mjekësinë ligjore kanë kryer të gjitha konstatimet e nevojshme për të rindërtuar dinamikën e saktë të ngjarjes.

Janë disa hipoteza në shqyrtim, por për momentin më e qarta është ajo e grabitjes. Në fakt, hetuesit nuk përjashtojnë që burri të jetë sulmuar pasi ka gjetur hajdutë në shtëpinë e tij.

Repanati ishte i njohur në qytet, pasi ai kishte qenë kryetar bashkie nga viti 2004 deri në 2009 në Corte Palasio.

“Ishte njeri i mirë, jetoi deri para disa kohësh me nënën e tij të moshuar që ndërroi jetë”, thonë disa bashkëqytetarë që e kujtojnë edhe për besimin e fortë të krishterë.

Aktualisht gazetari punonte si konsulent në një studio në Lodi. Hetuesit së bashku me policinë po mbledhin të gjithë elementët e nevojshëm për kapjen e vrasësit të tij.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Fundoset jahti luksoz në Drimadhes, si ndodhi ngjarja dhe kush ishte pronari (EMRI)

Tragjike! Gjenden 46 emigrantë të vdekur brenda kamionit