in

Grabitje spektakolare si në filma në mes të Berlinit. Autorët marrin valixhet me para

Gjermani- Grabitje spektakolare në mes të ditës në mes të Berlinit

Agresorët e maskuar sulmuan një makinë të filialit të një banke.

Sipas informacioneve paraprake, ka pasur edhe krisma, ndërsa disa persona janë plagosur lehtë.

Tre prej të plagosurve janë dërguar në spital.

Gazeta gjermane BILD publikoi pamjet kur autorët e maskuar largohen me një Audi të zi, pasi kanë marrë valixhet me para.

Një vit më parë në Berlin u sulmua një transportues parash. Sërish atëherë autorët u larguan me një Audi.

Në fillim të këtij viti u sulmua një transportues parash përpara një supermarketi. Rastet janë përsëritur disa herë.

Një hetim po kryhet për grabitjen e radhës, dhe policia ka dyshime se mos është e njëjta bandë.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Tragjike! Përsëritet ‘Titaniku’/ Anija me 2000 persona ‘mbytet’ pasi përplaset me ajsbergun (VIDEO)

A konfirmon Mikela ndarjen nga Erioni?