Habit moderatori/ Kryemadhi-Rakipit: Pse mos garosh ti për kryebashkiak? ‘Mua më gjeni të varur pas 3 ditësh!’

Habit moderatori/ Kryemadhi-Rakipit: Pse mos garosh ti për kryebashkiak? ‘Mua më gjeni të varur pas 3 ditësh!’

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në emisionin që drejton moderatori Ylli Rakipi. Një nga temat e diskutuara ishte për zgjedhjet lokale dhe emrat e kandidatëve. Në një moment Kryemadhi i drejtohet Rakipit duke i thënë se përse nuk kandidonte edhe ai për kryebashkiak. Por përgjigja e tij ka qenë pak e çuditëshme.

PJESË NGA BISEDA: Monika Kryemadhi: Pse mos të garosh ti për kryetar bashkie në Tiranë? Ylli Rakipi: Pse bëhem dot unë? Monika Kryemadhi: Po pse jo? Si shoqëri civile, si i pavarur. Po ai Zelenskyy aktor humori ishte, u bë hero i botës. Të pëlqeu më duket? Ylli Rakipi: Mua më gjeni të varur pas 3 ditësh. Me këtë që i është bërë Tiranës… Monika Kryemadhi: Ka frikë nga Veliaj më duket Ylli Rakipi: Jo, jo varem vetë. Unë vetëm për këtë punë që bëj jam i aftë, ndryshe varem vetë.

CATEGORIES
Share This