in

Hajdutët grabisin arkën e biznesit dhe tërheqin zvarrë për katër kilometra me makinë pronarin e zdruktharisë

Dy grabitës hynë në një kompani me materiale artizanale në zonën e Efkarpia në Selanik, dhepasi rrëmbyen paratë, u larguan me pronarin në makinë!

Sipas asaj që ka raportuar për protothema.gr një dëshmitar okular dhe babai i viktimës, gjithçka ka ndodhur rreth orës dy të pasdites kur njëri nga dy autorët ka hyrë në kompani, dhe ka marrë rreth 500 euro që ndodheshin në sirtar.

Më pas, ai është vënë re nga djali i pronbarit i cili ka tentuar ta kapë dhe ta ndalojë. Sulmuesi e ka goditur me grusht në bark, ndërsa në atë kohë një klient i biznesit ka goditur me shkelma grabitësin.

Siç përshkroi babai i 33-vjeçarit, djali i tij ndodhej në pjesën e pasme të magazinës dhe po shikonin disa materiale me klientin. Sapo hyri në zyrë për të marrë kusurin për t’ia dhënë, e sheh hajdutin duke gërmuar në arkë. Ai mori paratë dhe filloi të vraponte ndërsa klienti e goditi dhe e rrëzoi dhe paratë u shpërndanë.

Pastaj u ngrit dhe shkoi në makinë dhe djali e ndoqi. Ai hyri në derën e pasme, por ndërkohë ata i dhanë gaz makinës e djali ishte me trupin jashtë. Ata e kafshuan në krah dhe e goditën në brinjë duke e tërhequr zvarrë për 4 km. Pastaj djalin e solli dikush me motor në biznes’.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka tashmë ka në duar pamjet nga kamerat e sigurisë dhe po kryen kontrollet për identifikimin dhe kapjen e personave.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Programi i ri i punësimit/ Kryeministri grek shpall 15 mijë vende të lira për qytetarët mbi 45 vjeç

Follow Dyshohet se vr*në grekun pas sherrit në lokal, del video e përleshjes së dy shqiptarëve me vi*timën