in

Historia surreale e tifozit që humbi në ‘San Siro’; ai jetoi 11 vite ‘pa identitet’ në Milano

“Do të shkoj një moment në tualet, do të shihemi së shpejti”. Nuk ka problem që koha është një koncept relativ, por 11 vite nuk janë pak… Historia e Rolf Bantle është sa absurd, aq edhe tepër e vërtetë dhe ngjan me makthet më të këqija që ka pasur si fëmijë. Këtu po flasim për një burrë 60-vjeçar, që është zhdukur fjalë për fjalë për një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij, pasi humbi në stadiumin “San Siro” në një mbrëmje të ngrohtë gushti.

“San Siro”, Milano, 24 gusht 2004. Interi luante ndeshjen e dytë të raundit paraprak të Champions League kundër Basel-it. Mes tifozëve që shoqëronin ekipin zviceran ishte edhe 60-vjeçari i atëhershëm, Bantle, i cili kishte ardhur në Milano së bashku me disa familjarë e miq. Para fillimit të ndeshjes, nevoja urgjente fiziologjike që e shtyu Rolfin të shkonte në tualtetet e “San Siro”.

“Do të kthehem menjëherë”, – ishte fjalia e fundit që dëgjuan njerëzit të cilët ishin me të. Në fakt, tifozi humbi në stadiumin milanez dhe nuk arriti të kthehej atje ku është grupi i tij. “Papritmas u gjenda në një sektor krejt tjetër”, – do të rrëfente një jetë më vonë.

Ai e pa ndeshjen nga vendi i tij i ri, në turmën e paqartë të “San Siros”. Mbrëmja iu hidhërua më shumë nga shembja e Basel-it nga golat e Adriano (dopietë), Stankovic dhe Recoba. Rezultati final ishte 4-1, Interi i Mancinit do të kualifikohej në grupet e Champions-it, ku më pas do të ndalej në çerekfinale nga Milani (ndeshja me fishekzjarre kundër Dida dhe 0-3 në tavolinë). Pas ndeshjes, Rolf kërkoi makinën e miqve të tij jashtë stadiumit, por nuk e gjeti.

Në xhep kishte vetëm 20 franga zvicerane dhe 15 euro. Celulari nuk e kishte me vete, nuk e mbante mend numrin e shtëpisë, as ndonjë numër tjetër që mund t’i vinte në ndihmë. E kaloi një natë në rrugë, pastaj harresa e përfshiu si një humnerë hapësirë-kohë. Ditët do të bëheshin javë, ndërsa javët në muaj. Shtëpia e tij do të bëhej distrikti Baggio, jo shumë larg “San Siros”: “Shumë shpejt nuk kisha më asnjë arsye për të shkuar në shtëpi”. Në zonë të gjithë kanë filluar ta njohin dhe gjuha nuk është problem: “Kam punuar shumë në ndërtim dhe hoteleri. Kam qenë gjithmonë i rrethuar nga italianë”.

Rolf Bantle nuk ka një tërheqje të forte, që e kthen në Zvicër. Një histori shqetësimi dhe vetmie që është gjithashtu bija e së kaluarës së tij të vështirë. Një fëmijëri plot ngjarje, i rritur vetëm me nënën dhe pa baba, pa arsim dhe probleme të shpeshta me alk**lin: “Ndihesha i mbyllur në Zvicër, prandaj më pëlqeu ajo liri e papritur këtu në Itali”.


Dhe rrugët e Milanos, stolat, por edhe njerëzit që e ‘birësojnë’, duken në sytë dhe zemrën e tij më mirë se sa pak ose asgjë që ka në shtëpi. Duke ndjekur bibliotekat dhe universitetet, ai gjen ndihmën e studentëve, bën disa punë, njerëzit i japin cigare, një kafe apo një shishe verë: “Në fakt unë preferoj birrën, por në Itali kushton më shumë”.

I japin edhe ndonjë jastek gjumi, i cili ndryshon cilësinë e netëve të tij jashtë. Thotë se lahet në tualete publike një herë në javë. Po si ka mundësi që askush në Zvicër nuk e ka ngritur problemin e zhdukjes së tij? Në realitet, zyra e mbrojtjes së Bazelit e denoncoi atë dy javë pas zhdukjes, por falë faktit që askush nga shtëpia e tij nuk shtyu për ta gjetur, Rolf humbi dalëngadalë në mjegullën milaneze, deri në vitin 2011, kur kërkimi nga Interpoli u tërhoq.

Askush nuk e kërkon më, në fakt mendohet se ka vd*kur. Kalojnë edhe pak vite dhe arrijmë më 2015, kur 71-vjeçari Bantle rishfaqet në mënyrë krejtësisht të rastësishme. Në prill ai pengohet në trotuar, bie dhe thyen njërën këmbë. I dërguar në spital, ai rezulton se nuk kishte mbulim shëndetësor. Në atë moment, duke qenë shtetas zviceran, ndërhyn Konsullata e Zvicrës dhe kujdeset për të. Pas 11 vitesh jetë si tranzit në Milano, Rolf Bantle kthehet në Bazel, i shtruar në spitalin universitar.

Më pas transferohet në një shtëpi për të moshuarit ku, pasi humbi në “San Siro” mund të tregojë historinë e tij, me një fund të lumtur: “Këtu hamë mirë, kam një shok dhome të mirë dhe një të përditshme të këndshme, edhe pse rutinë”.

Që atëherë emri i Rolf Bantle, ose Rudi, siç e thërrisnin në Milano, është gëlltitur përsëri nga harresa, por historia e tij do të mbetet ajo e udhëtimit më të pabesueshëm të bërë ndonjëherë nga një tifoz futbolli. Kur duhet të shkoni në tualet, në një stadium të madh dhe thoni “do të kthehem menjëherë”, sigurohuni që të keni një celular të karikuar me vete…

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Zyrtare: Ayman Kari zgjat kontratën me PSG-në

Era Istrefi sjell imazhe provokuese në kostumin rrjetë për përvjetorin e 28-të të lindjes