in

Hoxhë Ahmed Kalaja flet për vd*kjen e Kastriot Myftaraj: Kam dëshmitar Zotin për tallësit e fesë. Kam frikë se ‘lëpirësi’ që merret me Kuranin do ketë fatin e tij’!

Tiranë- Një ngjarje e rëndë ndodhi sot pasi gazetari Kastriot Myftaraj ra nga kati i 4 dhe vd*q. Mjaft shprehën hidhërim për ngjarjen. Por ka pasur edhe reagime të tjera.

Për vde*jen e 60-vjeçarit ka reaguar hoxha nga Tirana, Ahmed Kalaja, ku përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se i ndjeri Myftaraj ka bërë thirrje për gjenocid ndaj muslimanëve.

Më pas ai ka thënë mos të lutet njeri tek postimi i bërë prej tij, pasi do u bëjë “block” atyre që e bëjnë një gjë të tillë. Gjithashtu ai ka paralajmëruar se fatin e Myftarajt mund ta ktë edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin.

Postimi i tij i plotë:

I mbeti ëndrra pa realizuar… Lajm i darkës së Arafatit quhet ky… Zotin e kam dëshmitar që e besoja se do jetë shembull për tallësit me fenë para tij. Ky ka bërë thirrje për gjenocid ndaj muslimanëve autoktonë shqiptarë, se duhet të arratisen ne Turqi a arabi?! Madje ligjëronte çdo lloj forme spastrimi ndaj tyre… Madje kishte kallëzuar Kuranin në prokurori… Nuk lejohet të shahet i vd*kuri prandaj mbajeni veten se tregon mungesë niveli por mund të bëni dua alejhi! Ej se mos lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se do pësojë, BLOCK! Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat!

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Si rrallëherë në protestën e Berishës edhe bashkëshortja Liri Berisha. Pranë qëndron edhe Monika Kryemadhi

Putin bën deklaratën e fortë: Sapo kemi filluar me Ukrainën