in

I doli emri si ‘milioner’, flet djali i të moshuarit me kompani 30 mln euro: Si episode humoristike, e kemi marrë vesh kur…

Teksa emri i babait të tij doli në media si biznesmen që kishte përfituar 30 milionë euro pasi kishte në zotërim një kompani që bënte evazion fiskal për inceneratorët, ka reaguar djali i të moshuarit, Thanas Çani.

Në një komunikim me ABC, Ardjan Çani deklaron se familja dhe babai i tij Thanas Çani e mësuan vetëm nga media faktin se i ati ishte i përfshirë në një skemë ku ndonëse qarkullonin miliona dollarë nuk ka përfituar asnjë qindarkë.

“Kjo që ka ndodhur jo vetëm është si skenar filmash, por është e ngjashme me episode humoristike. Nuk na ka njoftuar as krim ekonomik dhe askush. Ne e kemi marrë vesh vetëm kur gjetëm emrin e babait dhe foton e tij nëpër portale. S’ka ardhur asnjë letër që të na njoftoi as tek unë dhe as tek babai im. Nuk jemi njoftuar për asgjë nga këto që kanë ndodhur gjithë këto vite”, tha ai.

Djali i pensionistit pohon se do të ndjek të gjithë rrugën ligjore për zbardhjen e ngjarjes. “Unë do ta ndjek çështjen ligjërisht. Këto janë çështje të cilat ne si familje po i konsultojmë. Ana morale, i takon të gjithëve të bëjnë pjesën e tyre. Ju si media bëjeni pjesën tuaj të tregoni se çfarë ndodh në këtë vend”.

Emrat e pensionistëve 90 vjeçar pa lidhje mes tyre, Haxhire Gurakuqi dhe Thanas Çanit u denoncuan dje nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pasi ata rezultonin se kishin në zotërim 3 kompani me vlerë 30 milionë dollarë. Dje Haxhire Gurakuqi në një intervistë për News24 tregoi se si kishte rënë pre e këtij mashtrimi.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Arrestohet një tjetër p*dofil, 65-vjeçari i premton të miturës para dhe “s*** të fortë”: Jam ujku i se*sit

E FUNDIT/ Përfshihet nga flakët banesa në Himarë, dyshimet e para nga policia