in

I FUNDIT/ Ukraina firmos deklaratën për anëtarësimin në BE

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministri Denys Shmyhal dhe kryetari i parlamentit Ruslan Stefanchuk kanë nënshkruar një deklaratë mbi synimin e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, shkruan BBC

Zelensky tha se deklarata e tyre e përbashkët ishte një “sinjal i unitetit të të gjitha degëve të pushtetit” dhe dëshmi se Ukraina ishte e vendosur për tu anëtarësuar në BE. Presidenti shtoi se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit nuk duhet të zgjasë vite apo dekada.

Më herët, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se anëtarësimi në BE ishte “brenda mundësive” për Ukrainën, por i kërkoi vendit të përmirësojë reformat kundër korrupsionit.

Ukraina aplikoi për anëtarësimin në BE vetëm pesë ditë pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt dhe blloku 27 anëtarësh pranoi kandidaturën më 23 qershor, në një sinjal të fortë mbështetjeje. Por procesi i anëtarësimit mund të zgjasë shumë vite.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Thirrje eks*remiste para xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja jep sqarime në prokurori! Çfarë ndodhi në Tiranë

Kujdes çfarë konsumoni! Pas Kinderit, një tjetër fabrikë çokollate rezulton me salmonelë