in

I vodhën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti: Jemi çift mjekësh, nuk i bëra lekët me postin e deputetit

 

Pas reagimeve të shumta për vjedhjen e 50 mijë Euro në banesë, ka reaguar deputeti Mirsad Shkreta.

Në mjaft komente në rrjete qytetarët kanë reaguar keq nga sa pritej në vend të solidarizimit.

Ata janë shprehur se ‘mirë ia kanë bërë’, se ‘lekë të vjedhura janë’ etj.

Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje u shpreh se tendenca për ta lidhur rastin me postin e tij si deputet është e padrejtë dhe se i ka përmbushur sipas ligjit të gjitha obligimet e tij në lidhje me deklarimin e pasurisë.

Ai shkruan se kërkuan nga organet e policisë dhe të drejtësisë që rasti të mos bëhej publik duke ofruar bashkëpunim që autorët të kapeshin sa më shpejt, por kjo nuk u respektua, duke shtuar “po na sulmojnë padrejtësisht e po dezinformojnë, po kujdesen që të mos flitet për vjedhjen dhe aktin e rëndë vjedhjes e të rrezikimit të sigurisë së një familje me dy fëmijë të vegjël”.

Mirsad Shkreta deklaroi se “rrugëtimi im profesional nuk është vetëm në fushën e politikës. Për të gjithë opinionin e gjerë, ne jemi një çift mjekësh, të cilët e ushtrojnë me nder e dinjitet këtë profesion prej më shumë se 20 vitesh dhe gëzojnë respektin e të gjithë pacientëve, studentëve, kolegëve dhe të njohurve të tyre”.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq e qytetarë!

Me 23.06.2022 familja ime ka rënë pre e një vjedhjeje dhe plaçkitjeje në banesën tonë. Ashtu siç e thotë ligji, njoftuam organet e policisë dhe të drejtësisë dhe, konform kërkesave të tyre, ofruam bashkëpunim pa bërë prononcime publike, në mënyrë që këto organe të bëjnë punën e tyre të pavarur në drejtim të kapjes sa më të shpejtë të keqbërësve. Por e njëjta nuk u respektua nga disa qarqe, të cilët, përveç që po na sulmojnë padrejtësisht e po dezinformojnë, po kujdesen që të mos flitet për vjedhjen dhe aktin e rëndë vjedhjes e të rrezikimit të sigurisë së një familje me dy fëmijë të vegjël.

Rrugëtimi im profesional nuk është vetëm në fushën e politikës. Për të gjithë opinionin e gjerë, ne jemi një çift mjekësh, të cilët e ushtrojnë me nder e dinjitet këtë profesion prej më shumë se 20 vitesh dhe gëzojnë respektin e të gjithë pacientëve, studentëve, kolegëve dhe të njohurve të tyre. Vetëm që 1 vit e gjysëm kam marrë detyrën e deputetit, asnjëherë nuk kam pasur pozita ekzekutive dhe i kam përmbushur sipas ligjit të gjitha obligimet e mia në lidhje me deklarimin e pasurisë. Të njëjtën do ta bëj edhe për deklarimin e këtij viti në mars të vitit 2023, ashtu siç thotë ligji. Prandaj, tendenca për ta lidhur gjithçka me këtë post është qëllimkeqe dhe thellësisht e padrejtë, aq më tepër kur e njëjta lidhet edhe me qëndrimet dhe deklarimet e mia politike.

Ftoj të gjithë miqtë e qytetarët, por edhe mediat, të jenë sa më bashkëpunes me organet e drejtësisë, ashtu siç bëmë ne kur inicuam menjëherë rastin, në mënyrë që keqbërësit të kapen e të marrin përgjigjen e duhur, e në mënyrë që fëmijët tanë të rriten të sigurt në një shtet të së drejtës.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Prindër të tre fëmijëve, martohet deputeti socialist dhe e ‘djeg’në dasëm (Video)

Ish-ushtari i UÇK-së shpërthen në lot kur kujton v*sjen e një 15-vjeçari. ‘Nuk e fali kurrë!’