in

INSTAT: Shtrenjtimi i jetesës ka rritur inflacionin në 7,4% në Shqipëri, niveli më i lartë që prej 2002-it

Nga Erblina Mile

Jetesa në Shqipëri është shtrenjtuar edhe më shumë gjatë muajit qershor.

Sipas të dhënave të INSTAT në qershor inflacioni kapi nivelin 7,4% nga 6.7% që ishte në maj.

Rritja e çmimeve rezulton se është më e larta e regjistruar në vend që prej vitit 2002.

Krahasuar me muajin Qershor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 26,9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”me 12,6 %.

Transporti është shtrenjtuar si rezultat i çmime të larta të karburanteve ,mesatarisht një litër naftë është tregtuar me rreth 240 lekë gjatë muajit që lamë pas ,niveli më i lartë i regjistruar në Shqipëri

Ndërkohë në nëngrupin e ushqimeve shtrenjtimin më të fortë e ka pësuar nëngrupi “vajra dhe yndyrna” që u rritën me me 30,3 %.Aktualisht një litër vaj në vend po tregtohet me rreth 400 lekë niveli më i lartë i viteve të fundit

Më shtrenjtë gjatë muajit qershor qytetarët shqiptarë kanë blerë edhe “bukë dhe drithëra” me 19,1 %, “qumësht, djathë dhe vezë si dhe zarzavatet.

Rritje çmimesh janë konstatuar edhe në grupin “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” si dhe në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” .

Vetëm një ditë më parë Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interesit si pasojë e inflacionit të lartë i cili ka tejkaluar gati dy herë objektivin prej 3% të vendosur nga Banka Qendrore .Tashmë norma bazë e interesit është 1.25% dhe është rritja e dytë që bëhet brenda dy muajve.

RRITJA E ÇMIMEVE SIPAS GRUPEVE

“Transporti” 26,9 %
“Ushqime dhe pije joalkoolike” 12,6 %
“Hotele, kafene dhe restorante” 5,6 %
“Pije alkoolike dhe duhan” 4,7 %
“Mobilje, dhe mirëmbajtje e shtëpisë” 3,8 %
“Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” 2,8 %

/ABCNEWS.AL/

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Chiesa, sa romantik gjatë pushimeve! Yllit të Juventusit ia ka pushtuar zemrën modelja 22-vjeçare

Studimi: Gratë pretendojnë se miku i tyre më i mirë është më i rëndësishëm se partneri