in

Ish-pronari i Formula 1 thyen rekord në tjetër ‘pistë! Bëhet baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare

 

Ky rast dëshmon se mashkulli mbetet riprodhues deri në grahmën e fundit të jetës.

Ish-pronari i Formula 1, Bernie Ekleston, është bërë baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare.

Mnjati britanik ka publikuar në rrjetet sociale një foto me djalin e tij pak më shumë se 1-vjeç të quajtur Ace. Fëmija më i madh i Eklestone është vajza Deborah, sot 67 vjeç. Vlen të theksohet se Ace, erdhi në jetë nga bashkëshortja e 91-vjeçarit, Fabiana Flosi, në vitin 2020, por ky fakt është mbajtur i fshehtë. Edhe formula dhe menyra se si ka ardhur në jetë fëmija, nuk është zbuluar ende në media.

Ekleston ka vendosur kurorë me bukuroshen Fabiana në vitin 2012. Në një intervistë dhënë për “Daily Mail”, ish-bosi i Formula 1 bën të ditur se bashkë me familjen e tij po jeton në një vilë të bollshme në Ibiza. Ky ishte një ‘rekord’ në një tjetër pistë për Bernie.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Shqipëria fiton medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare

Borrell: Ballkani Perëndimor u lodh, BE duhet të reformohet