in

Ish-ushtari i UÇK-së shpërthen në lot kur kujton v*sjen e një 15-vjeçari. ‘Nuk e fali kurrë!’

KOSOVË- Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk i ka mbajtur dot lotët kur ka kujtuar masakrën e ndodhur në Burgun e Dubravës pas nisjes së bombardimeve të NATO-s.

Arben Bobani ka kujtuar skenat e tmerrit që ka përjetuar bashkë me mbi 900 shqiptarë, por u shpreh se nëse gjithçka do të falte në jetë, kurrë nuk do ta falte pushkatimin e një të riu.

“Çfarëdo marrëveshje lë të bëjnë, çfarëdo, unë do ta marrë me rezerva. Ka qenë një i ri, as 16 vjet s’i ka pasë. Ai e kërkonte vëllanë e vet. I thoshim: Fshihu more! Ai doli në lendinë, e goditi në kokë, skenë që s’e harroj kurrë. Krejt ua fali atë djalë nuk ua fali kurrë”, është shprehur Bobani në Oxygen.

Ai ka treguar se atë ditë të gjithë të burgosurit ishin rreshtuar dhe më pas kishin nisur të shtënat mbi ta.

What do you think?

Written by Trend Live

Leave a Reply

Your email address will not be published.

I vodhën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti: Jemi çift mjekësh, nuk i bëra lekët me postin e deputetit

Politikani i njohur turk bën gjestin e paprecedentë, shpalos flamurin para Parlamentit të Greqisë. ‘Mitsotakis, hiq dorë nga Amerika!’